Një 33 vjeçar në Fier është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Sipas policisë, "rreth orës 18:30 në lagjen "8 Shkurti" Fier, është gjetur në banesë nga familjarët pa shenja jete shtetasi R.B".
Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.