Dëshmia rrëqethëse e gruas greke, e përdhunuar nga grupi i grabitësve shqiptarë

Shqipëria

Dëshmia rrëqethëse e gruas greke, e përdhunuar nga grupi i grabitësve shqiptarë

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 20:44
Te akuzuarit

Dëshmitë tronditëse të disa grave viktima të banditëve me kallashnikov janë bërë sot në seancën gjyqësore kundër 5 shqiptarëve dhe një adoleshenti grek.

Gratë e abuzuara seksualisht nga të akuzuarit: Aleksandër Pepa 28 vjeç, Hermir Meta, lindur në vitin 27 vjeç, Ervis Meta 22 vjeç, Enea Pano 31 vjeç dhe Sokrat Meniko 29 vjeç kanë përshkruar mënyrat e tyre të grabitjes si mizore.

Njëra nga akuzueset, nga Heliopolisi ka treguar me detaje historinë e saj se si u gjend pa ndjenja dhe e zhveshur në shtrat.

“Ata hynë në dhomën time dhe hapën dollapët e rrobave. Mbi shtrat unë kisha një gardërobë dhe njëri u largua për ta hapur atë, pastaj unë bërtita kështu që ata kuptuan se isha zgjuar.

Ata më kërcënuan me thikë, më pyetën se ku e kisha lënë makinën. Thashë se nuk kisha një makinë.

Ai me thikë drejtoi dorën drejt dhomës së djalit tim dhe më pyeti se çfarë ishte atje. Kur i thashë si ishte dhoma e tim biri , ai më  kërcënoi “ose paratë  ose djalin”.

I dhashë një shumë parash që i kisha në xhaketën e burrit tim.

Pas marrjes së parave ai erdhi në krevat më shtyu me forcë dhe unë rashë pa ndjenja. Kur u përmenda, isha lakuriq në shtratin tim … “, ka deklaruar 47 vjeçarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat