Negociatat me Greqinë, a do ta japë Presidenti Plotfuqishmërinë?! Meta jep përgjigjen

Shqipëria

Negociatat me Greqinë, a do ta japë Presidenti Plotfuqishmërinë?! Meta jep përgjigjen

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 21:34
Ilir Meta

Edhe një element formal i vendimit që nuk shkon për shtat vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të ishte i mjaftueshëm që çdo palë të mund të çonte në gjyq paktin e ri që pritet të bëjë Shqipëria me Greqinë.

Ishte ky qëndrimi i Presidentit Meta lidhur me çështjen e nxehtë të dhënies apo jo të plotfuqishmërisë, për qeverinë shqiptare, e cila pret prej disa ditësh marrjen e “bekimit” nga ana e kreut të Shtetit.

I ftuar në emisionin Studio e Hapur, Meta ka deklaruar se vija e kuqe mbetet ajo që ka vendosur Gjykata Kushtetuese dhe se nuk mund të ndodhë e njëjta situatë që ndodhi në vitin 2009. 

Nga ana tjetër Meta ka dhënë detaje të reja, duke thënë se i ka kërkuar sërish informacion Ministrisë së Jashtme, duke shtuar se procesi është ende në vijim. Kësisoj Presidenti ka nënkuptuar se ende nuk është vendosur nëse do të jepet apo jo plotfuqishmëria, pasi ende qeveria e veçanërisht Ministria e Jashtme nuk ka dhënë informacionet e nevojshme për negociatat me Greqinë.

A do japë Presidenti Plotfuqishmërinë?!

Meta: Meqenëse ju që udhëhiqni emisionin, vendosët ta hapni me këtë çështje, dhe mua më duket normale për vëmendjen që ka marrë kjo çështje... Presidenti do të bëjë gjithçka për të përmbushur të gjitha detyrimet e tij Kushtetuese dhe institucionale për mbarëvajtjen e kësaj marrëveshje.

Jetojmë në kohën e neës dhe fake neës dhe me këtë unë theksoj se nuk ka patur asnjë rast kthim apo refuzim për dhënie apo autorizim të plotfuqishmërisë, por gjithmonë ka patur dhe do të ketë deri në përpjekjen e plotë sic përcakton vendimi i Gjykatës Kushtetuese, një procedurë e cila duhet të jetë nga ana Kushtetuese sa më e saktë.

Do të mjaftonte edhe një gabim formal, një mosrespektim i kërkesave Kushtetuese e formale, në mënyrë që të ketë një ankimim në Gjykatën Kushtetuese.

A është e vërtetë që ju e keni kthyer letrën në Ministri për të kërkuar informacion shtesë?!

Meta: Unë u detyrova për disa arsye që u bënë dhe publike, për të sqaruar qëndrimin e Presidentit ndsaj kërkesës së parë të Ministrisë...kemi bërë të qartë se cfarë kërkohet nga institucioni i Presidentit. Pas kësaj ka patur një reflektim ngan ana e ministrisë, e cila përsëri në disa elementë është vlerësuar si i domosdoshëm plotësimi i tyre dhe ky është një proces që po vazhdon..

Pra keni kërkuar informacione të reja?

Meta: Po absolutisht, sepse ashtu e kërkon Kushtetuta. Jo vetëm që është detyra ime si President.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat