Basha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetes së PD-së

Shqipëria

Basha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetes së PD-së

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 22:54
Rushen Golemi

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetes së PD-së dhe mjekes së njohur Rushen Golemi.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan, se shqiptarët humbën një kirurge të mirë dhe demokratët një luftëtare të lirisë.

Ja çfarë shkruan Basha:

Sot kur Tirana dhe vendi zbardhej nga bora, u nda nga jeta Rushen Golemi, një zonjë e bardhë, një kirurge e shquar, një luftëtare e lirisë dhe demokracisë, deputete e Partisë Demokratike, ikonë e qytetarisë dhe simbol i shërbimit dhe dhembshurisë njerëzore. Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët e Dr. Rushenit. Vepra e saj në shërbim të njerëzve të këtij vendi është e përjetshme si vetë mirënjohja e njerëzve për të. U prehtë në paqen e Zotit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat