Gra të huaja të dashuruara me Shqipërinë…

Shqipëria

Gra të huaja të dashuruara me Shqipërinë…

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 23:19
Pamje nga emisioni

Pas viteve ’90 shqiptarët u dyndën të lënë vendin e tyre për një jetë më të mirë, në Europë dhe jo vetëm, por nuk mungojnë edhe shtetasit e huaj që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në vendin tonë.

Kathleen Imholtz, juriste nga Amerika; Lejla Hadzic, arkitekte nga Bosnje-Hercegovina dhe Tatjana Bajraktari, sipërmarrëse nga Ukraina, janë vetëm tre nga të huajt që jetojnë në vendin tonë. Ato ishin të ftuara në “Pasdite në Top Channel”.

“Shqiptarët kanë një respekt ta jashtëzakonshëm për shtetasit e huaj”, shprehen njëzëri të ftuarat.

“Në Lezhë, por jo vetëm kemi gjetur një respekt të jashtëzakonshëm, ku na kanë ftuar në shtëpinë e tyre dhe më ka bërë përshtypje shumë të madhe”, thotë Kathleen.

Sa i përket mësimit të gjuhës shqipe, ato shprehen se fillimi ka qenë i vështirë, ndërsa më pas ja kanë dalë me sukses.

“Në fillim shqipja ishte shumë e gjatë dhe e vështirë, por më pas më është mësuar veshi me fjalët dhe kam arritur të mësojë mirë, por jo perfekte. Për dy muaj kam pasur një profesor, por më pas kam mësuar nga qytetarët”, thotë Lejla Hadzic.

Ndërkohë, Tatjana thotë se gjuha shqipe është më e lehtë se ajo ruse. “Brenda 6 muajsh dija shumë pak, por më pas kam përparuar shumë. Rusishtja është më e vështirë se gjuha shqipe”.

Sa i përket gatimit në Shqipëri, ato thonë se është më i mirë se në çdo vend tjetër të Ballaknit.

A është e lehtë të bësh miq në Shqipëri? “Është shumë e lehtë”, shprehet Kathleen, e cila thotë se për të Tirana është shtëpia e saj e dytë.

Ndërkohë, Tatjana thotë se kur shkon në Ukrainë, mezi pret të rikthehet në Shqipëri. “Këtu është shtëpia ime”, tregon ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat