Moti i keq, bllokohen rrugët dhe pezullohet mësimi në disa zona në Elbasan

Shqipëria

Moti i keq, bllokohen rrugët dhe pezullohet mësimi në disa zona në Elbasan

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 08:32
Ilustrim

Reshjet e dëborës kanë qenë me intensitet të lartë sot edhe në Elbasan, ku si për pasojë ka vështirësi në kalimin e automjeteve në rrugë.

Probleme ka në aksin Elbasan-Tuneli i Kërrabës dhe në rrugën Elbasan Librazhd-Qafë Thanë.

Ndërkohë, disa zona malore të Qarkut të Elbasanit janë të bllokuara, ndërsa në  disa shkolla është pezulluar mësimi.

Reshje dëbore pati edhe në kryeqytet disa herë përgjatë ditës së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Gjithashtu reshjet nuk kanë munguar as në qytetin bregdetar të Durrësit apo dhe në Tiranë, ku kalimi i automjeteve apo dhe këmbësorëve në rrugë bëhet me vështirësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat