Denoncimi/ Erion Veliaj plaçkit edukatoret e çerdheve për të mbjellë pemë

Shqipëria

Denoncimi/ Erion Veliaj plaçkit edukatoret e çerdheve për të mbjellë pemë

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 09:31
Erion Veliaj

Sali Berisha publikoi një denoncim që pretendon edukatoret e çerdheve në Tiranë po kërcënohen me vendin e punës, nëse nuk japin 5 mijë lek të vjetra, që Bashkia e Tiranës të mbjellë pemë.

“Lal Plehu plaçkit edukatoret e çerdheve!” – shkruan ish-kryeministri në Facebook, ndërsa poston denoncimin e ‘qytetarit dixhital’.

POSTIMI I PLOTë I SALI BERISHëS: 

Lal Plehu plaçkit edukatoret e çerdheve!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

“I nderuar doktor Berisha. Dua t’ju bej me dije se edukatoret e cerdheve ne Tirane po terrorizohen me vendin e punes per te paguar pa asnje lloj arsyetimi 500 leke te reja per te mbjelle peme bashkia e kryehajdutit te bashkise. Ju lutem denoncojeni kete rast vjedhjeje.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat