Marrëveshja me Greqinë, Bushati: Duhet një marrëveshje e re për detin

Shqipëria

Marrëveshja me Greqinë, Bushati: Duhet një marrëveshje e re për detin

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 11:00
Ditmir Bushati

Kështu u shpreh përpara anëtarëve të komisionit të Jashtme, ministri i punëve të Jashtme, Ditmir Bushati i thirrur pikërisht në seancë dëgjimore për këtë çështje.

Ministri u shpreh se palët kanë rënë dakord që të ketë një marrëveshje të re.

“Duhet një marrëveshje e re për detin. Takimet në Kretë dhe në Korçë kanë qenë frytdhënëse. Ia kam shpjeguar me maturi Presidentit. Janë bërë diskutime që në 2014 për të kuptuar shqetësimet dhe kufizimet që kanë palët për këtë proces. Është bërë leximi i qëndrimit të palëve në nivel teknik në 2014 dhe në 2017. Është bërë shumë punë për të hapur një faqe të re në marrëdhënie me Greqinë. Kemi rënë dakord me Greqinë për t’u ulur për një marrëveshje të re. Akoma nuk ka një marrëveshje” deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat