613 kg kokainë në Durrës, Meta: Të forcohen bashkëpunimet me partnerët ndërkombëtar

Shqipëria

613 kg kokainë në Durrës, Meta: Të forcohen bashkëpunimet me partnerët ndërkombëtar

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 13:21
Ilir Meta

heksuar rrezikun kryesor që i vjen sigurisë kombëtare të vendit nga fuqizimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, kreu i shtetit kërkon thellim të mëtejshëm dhe intensifikim të bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndet aksionin e fundit të Policisë së Shtetit për kapjen e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Presidenti Meta përshëndet rolin e Anti-Mafias italiane dhe paralajmërimet e saj konsistente për rrezikun që i vjen, jo vetëm Shqipërisë dhe Italisë, por edhe rajonit, nga fuqizimi i krimit të organizuar. Presidenti Meta thekson në mënyrë të përsëritur domosdoshmërinë për rritjen e kapaciteteve për forcimin e sigurisë së kufijve të vendit, veçanërisht të pikave të kalimit kufitar dhe inkurajon pastrimin e Policisë së Shtetit dhe gjithë agjencive ligjzbatuese nga elementët e inkriminuar, në funksion të përmbushjes me sukses të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese”, thuhet në reagimin zyrtar të presidencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat