Bushati për takimin Zaev-Tsipras: Eshtë koha e zgjidhjeve madhore në rajon

Shqipëria

Bushati për takimin Zaev-Tsipras: Eshtë koha e zgjidhjeve madhore në rajon

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 23:33
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nuk e fshehu euforinë në mesazhin përshëndetës për “paqen” e gjetur për emrin e fqinjëve në atë që e quan “Prespa piktoreske që bashkon tre popujt dhe vendet tona fqinje”.

Jo pa qëllim, Bushati thotë se “kjo është koha e zgjidhjeve madhore në mbarë rajonin tonë”, duke lënë të kuptohet se ka ardhur koha për  t’i dhënë jetë marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë, marrëveshje që trajton disa çështje delikate të mbetura pezull mes dy vendeve.

Shqipëria është nën presionin e hapjes së negociatave për ta mbyllur marrëveshjen me Greqinë. Tashmë që Maqedonia ka kryer një prej detyrave më të vështira, s’ka dyshim që presioni ndaj Shqipërisë është akoma më i madh.

Ky presion, mungesa e transparencës në negociatat me Greqinë për kufirin me detin dhe zhbërja e Gjykatës Kushtetuese kanë shtuar dyshimet se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë është bërë në shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat