Deputeti pësoi ishemi cerebrale, kjo është gjëndja shëndetësore e Sterkajt

Shqipëria

Deputeti pësoi ishemi cerebrale, kjo është gjëndja shëndetësore e Sterkajt

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 08:15
Ilustrim

Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj, është shtruar në spitalin e Neurologjisë në Tiranë.

Deputeti i Shkodrës është duke kaluar një provë të vështirë për shëndetin e tij, pasi ka pësuar një ishemi cerebrale.

Panorama bën me dije se gjëndja aktuale e Stërkaj është e stabilizuar, por ai po vijon të mbahet nën kujdesin e mjekëve të shërbimit të Neurologjisë. Në godinën e spitalit të Neurologjisë në kryeqytet pranë tij janë duke qëndruar kolegë të Partisë Socialiste, por edhe shumë mbështetës të zonës së tij elektorale në Malësinë e Madhe.

Burime të Panorama sqarojnë se deputeti i Qarkut të Shkodrës, Paulin Stërkaj, ka shfaqur probleme me shëndetin e tij që gjatë kohës që gjendej në mbledhjen e Grupit parlamentar të PS.

Të gjendur në këtë situatë, shërbimet e Kuvendit kanë njoftuar një autoambulancë, e cila ka vlerësuar gjendjen shëndetësore të deputetit. Pasi ka kryer disa kontrolle, Stërkaj ka vendosur t’i drejtohet vetë qendrës spitalore, ku edhe gjatë vizitave ka pësuar ishemi cerebrale.

Paulin Stërkaj ka qenë një nga sportistët më të mëdhenj në mundje. Në mundjen klasike, ai ka qenë absolut në peshat ku ka konkurruar dhe jo më kot është shpallur plot 12 herë kampion kombëtar. Aktualisht, deputeti i Partisë Socialiste në Shkodër vijon mandatin e tretë të deputetit.

KUSH ËSHTË PAULIN STËRKAJ

Ai lindi në Shkodër më 5 korrik të vitit 1961 dhe është një nga 9 fëmijët e familjes së tij. Stërkaj është i martuar dhe ka dy fëmijë, djem.

Është Mjeshtër Sporti dhe Mjeshtër i Merituar i Sportit. Ka kryer Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi”.

Gjatë viteve 1985-1991 shërbeu si oficer në Gardën e Republikës. Gjatë periudhës 1991-1994 jetoi në Gjermani ku e vazhdoi edhe aktivitetin sportiv.
Nga 1994 e deri në 1997 ishte komandant i “Briskut”. Më pas, për një vit u kthye në jetën private.
Gjatë periudhës 1998-2000 punoi si shef policie në Dibër dhe Lezhë. Është zgjedhur dy herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Aktualisht ushtron edhe aktivitet privat.

Shumë e njohin si politikan, por Paulin Sterkaj ka qenë një nga sportistët më të mëdhenj në mundje. Në mundjen klasike, ai ka qenë absolut në peshat ku ka konkurruar dhe jo më kot është shpallur plot 12 herë kampion kombëtar.
Ai lindi në Shkodër më 5 korrik të vitit 1961 dhe është një nga 9 fëmijët e familjes së tij. Stërkaj është i martuar dhe ka dy fëmijë, djem.
Është Mjeshtër Sporti dhe Mjeshtër i Merituar i Sportit. Ka kryer Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi”.
Gjatë viteve 1985-1991 shërbeu si oficer në Gardën e Republikës. Gjatë periudhës 1991-1994 jetoi në Gjermani ku e vazhdoi edhe aktivitetin sportiv.
Nga 1994 e deri në 1997 ishte komandant i “Briskut”. Më pas, për një vit u kthye në jetën private.
Gjatë periudhës 1998-2000 punoi si shef policie në Dibër dhe Lezhë. Është zgjedhur dy herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Aktualisht ushtron edhe aktivitet privat.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat