Mbyllet pakti Shqipëri-Greqinë, pritet nënshkrimi nga Rama e Tsipras

Shqipëria

Mbyllet pakti Shqipëri-Greqinë, pritet nënshkrimi nga Rama e Tsipras

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 12:15
Edi Rama dhe Alexis Tsipras

Mediat greke flasin për një përmbyllje të marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë, teksa të dy ministrat e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias ndodhen në samitin e Rodosit.

Kotzias dhe Bushati janë afër “paketës” së marrëeshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë, shkuan News 24/7.

“Aleksis Tspiras dhe Edi Rama do të finalizojnë marrëveshjen në një takim privat, vetëm nëse ndodh diçka e papritur në momentin e fundit. Presidenti Meta po reagon në Tiranë. Data e takimit mund të jetë në samitin e BE-së në 28 dhe 29 qershor”, thuhet më tej.

Në Rodos, në margjinat e takimit të Ministrave të Jashtëm të Ballkanit dhe Vendeve të Mesdheut juglindor, Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati janë afër përmbylljes së paketës së marrëveshjeve mes dy vendeve, dhe në të gjitha mosmarrëveshjet që kanë ekzistuar në dekadat e fundit.

Madje, mediat greke e lidhin finalizimin e kësaj marrëveshje me çeljen e perspektivës së Tiranës në samitin e BE në 28 dhe 29 qershor.
Kjo marrëveshje, sipas mediave greke, do të finalizohet nëse presidenti shqiptar Ilir Meta nuk reagon, por Edi Rama pret që kjo barrierë të kalohet.

Sipas kësaj medie, nuk përfshihet çështja çame, një temë diskutimi që qeveria greke nuk e ka diskutuar, por përfshin shuarjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, delimitimin e zonës detare, rregullimin e pronës dhe të gjitha çështjet e tjera të hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat