Tragjike në Tiranë, i dënuar humb jetën në qeli

Shqipëria

Tragjike në Tiranë, i dënuar humb jetën në qeli

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 17:09
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme një i dënuar ka humbur jetën në spitalin e burgut në Tiranë.

Mësohet se viktima është Gëzim Allushi, ndërsa dyshimet e para janë se ka pësuar infarkt.

Allushi vuante dënimin në burgun e Elbasanit, por ishte transferuar në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Ai u arrestua me 25 shkurt të vitit 2014 në qendër të Kamzës, pasi u kap me 4 kallëpe dinamiti në brez.

“Më datë 21.06.2018, në spitalin e burgut, ka vdekur i dënuari, shtetasi G. A., vjeç 53, banues në Kamëz. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vdekje natyrale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat