Berisha zbulon detaje: Në SHISH po bëhet terror. Kush e njoftoi Bashën për 4.5 milionë eurot!

Shqipëria

Berisha zbulon detaje: Në SHISH po bëhet terror. Kush e njoftoi Bashën për 4.5 milionë eurot!

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 10:41
Sali Berisha

Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan sërish në lidhje me kapjen e dy makinave Toyota në portin e Durrësit, të cilat ishin mbushur me 4.5 milionë euro.

Ai shprehet se në Shërbimin Informativ Shtetëror po ushtrohet terror për të zbuluar emrin e personit që njoftoi Bashën për aksionin dhe për emrin e Taulant Ballës.

Reagimi

Terror i eger ne SHISH per nxjerrjen e emrit te Taulant Yaris/Gjures/Hoxhes/Jasharit/Balles si garantues i parave te droges!

Te dashur miq, prej tre ditesh, me urdher te Edvin Kristaq Rames, ish xhelatet e policise sekrete te Enver Hoxhes aktualisht drejtore kryesore ne Sherbimin Informativ, ushtrojne nje terror te papare ndaj punonjesve te ketij Sherbimi tek te cilet ata dyshojne se kane informuar Bashen per emrin e Taulant Yaris si garantues i tre pakove me nga 1.5 milione euro para droge, bazuar ne informacionet e dhena nga sherbime partnere.

Procedurat e terrorit psikolgjik qe perdorin ish xhalatet e sigurimit te shtetit konsistojne nder te tjera ne seanca te zgjatura edhe deri ne 7 ore pyetjesh dhe kercenimesh te pakten deri dje mbasdite ne kater raste.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete veprimtari te mirefillte kriminale te ish xhelateve te sigurimit te shtetit ndaj punonjesve te pafajshem te SHISH per te mbrojtur Taulant Yarisin, i bej thirrje deputeteve te komisionit parlamentar te sigurise te ndermarrin me urgjence hetimin e ketij terrori te papare dhe te informojne sa me shpejt publikun per kete veprimtari terroriste te sigurimit te shtetit ne krye te Sherbimit Informativ Kombetar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat