Shoferi i ministrit Xhafaj me një plumb në kokë, reagon Sali Berisha

Shqipëria

Shoferi i ministrit Xhafaj me një plumb në kokë, reagon Sali Berisha

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 14:07
Sali Berisha

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku u gjet i pajetë shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj reagon edhe ish- kryeministri Sali Berisha.

Ai shkruan se ky është një ekzekutiv mafioz.

Sipas tij ky është një ekzekutim i mirëfilltë dhe ngre pikëpyetje nëse ka lidhje me vëllain e ministrit apo ka lidhje me 3.4 milionë eurot të sekuestruara në Durrës.

“Fillon qerimi i hesapeve midis familjeve mafioze te pushtetit!

Ekzekutim mafioz i shoferit te familjes mafioze Xhafa.

Mediat japin njoftimin qe vijon me poshte!

Per te vdekurit ka vetem ngushellime per familjen dhe une ngushelloj familjen e viktimes!

Natyrisht nje pyetje kerkon pergjigje, te cilen mjerisht duket se do ta marre me vete viktima.

Kush e eleminoi Shoferin e familjes mafioze Xhafaj??

Habilajt, per gjemben qe u beri Goni/Gerondi dhe vella Fatziu minister? apo kjo vrasje mafioze ka lidhje me ngarkesen e narkoeurove te Taulant Yaris/Gjura/Hoxha/Jashari???”, shkruan Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat