U fut në det për të shpëtuar kushëririn, por për pak u mbyt dhe vetë, rrëfimi i 44 vjeçarit - Bota Sot
U fut në det për të shpëtuar kushëririn, por për pak u mbyt dhe vetë, rrëfimi i 44 vjeçarit

Shqipëria

U fut në det për të shpëtuar kushëririn, por për pak u mbyt dhe vetë, rrëfimi i 44 vjeçarit

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 19:16
Ilustrim

Kishin ardhur nga Berati për të kaluar një ditë pushimi, por për pak ishte duke u kthyer në një tragjedi për dy kushërinj në Golem.

Ne tentativë për të shpëtuar një 14-vjeçar që po mbytej, kushëriri i tij 44-vjeç shkoi për ta ndihmuar, por të dy mbetën të bllokuar mes dallgëve, ndërkohë që i shpëtoi një person i tretë, 14-vjeçarin Anduel Gllava dhe 44-vjeçarin. 

Report Tv sjell pamjet të momenteve dramatike kur tre personat janë mes dallgëve dhe kur 44-vjeçari del në breg të detit duke shpëtuar.

Ai shprehet se u fut për të shpëtuar 14-vjeçarin, pasi e mori dallga.

Pushuesit: Qetësohu, qetësohu, se iku, iku, gjithçka mbaroi

44-vjeçari: A është i sigurt ai? (Për 14-vjeçarin)

Pushuesit: Po, po, rri se ia hodhët, iku, iku, kaq ishte

44-vjeçari: Unë shkova për ta ndihmuar o burrë, se e mori uji atë çunin e vogël

Pushuesit: E njeh?

44-vjeçari: Po, edhe ai nga Berati është

Pushuesit: Mos hyj në panik, se gjithçka, është në rregull, e nxori janë në rregull.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera