Rama-Tsipras, në Londër për marrëveshjen

Shqipëria

Rama-Tsipras, në Londër për marrëveshjen

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 16:21
Rama-Tsipras

Marrëveshja e detit mund të arrihet sot. Dy kryeministrat Edi Rama dhe Aleksis Tsipras do të takohen pasdite në Londër, gjatë samitit të procesit të Berlinit.

Burimet zyrtare të Televizionit Klan thonë se takimi me orën lokale do të zhvillohet në 18.30.

Vetëm nëse bien dakord për çfarë është arritur nga takimet e grupeve negociatore, saktësojnë ato, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, transmeton Klan Kosova.

Edhe pse të njëjtat burime e minimizojnë rëndësinë e këtij takimi duke e cilësuar si takimin e radhës ku thjeshtë do të rishikohet progresi i bërë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një intervistë të dhënë në Londër e cilëson si mundësi të artë për të përcaktuar linjën e drejtimit të këtij procesi. Ajo që bie në sy në intervistën e ministrit janë deklaratat e tij për vështirësitë që po hasen për shkak të një rezistence politike nga të dyja vendet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat