“Toyota me 3.4 milionë euro”, arrest me burg për 4 të ndaluarit

Shqipëria

“Toyota me 3.4 milionë euro”, arrest me burg për 4 të ndaluarit

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 10:35
Katër personat e ndaluar për 3.4 milionë eurot

Katër personat e ndaluar për 3.4 milionë eurot e kapura pak ditë më parë në Portin e Durrësit do të vijojnë të mbeten në burg.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarit: Klevi dhe Edi Likë, A. Mollayemrin dhe Agmin Çekën. Ndërkohë, janë regjistruar si persona nën hetim edhe kushërinjtë Vladi.

Pak ditë më parë, Gjykata e Durrësit, ka shpallur mos kompetencën për çështjen, duke vendosur dërgimin e akteve pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, si gjykata kompetente për shqyrtimin e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat