Shqiptari fiton betejën në Itali: Merr dëmshpërblim 150 mijë euro pas burgut

Shqipëria

Shqiptari fiton betejën në Itali: Merr dëmshpërblim 150 mijë euro pas burgut

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

12Shqiptari që kaloi 21 muaj në burg, pas arrestimit së bashku me katër shqiptarë të tjerë, që transportonin me blloqe mermeri një ngarkesë prej 670 kg marijuanë rezulton i pafajshëm.

Jo vetëm kaq, por tashmë Italia do ta dëmshpërbleje më 150 mijë euro për burgim të padrejtë. Bëhet fjalë për historinë e shqiptarit 46-vjecar, Arjan Llanaj, i cili është bërë personazh në median italiane.

Akuza kishte kërkuar për shqiptarin dënimin me 8 vjet burg dhe një gjobë prej 120.000 eurosh, por ai e ka fituar betejën me drejtësinë. Tashmë, sipas mediave italiane, ai është i lirë, madje është kthyer në Shqipëri, ku ka rifilluar punën si shofer.

Aventura e tij e keqe nisi kur ai u kap teksa transportonte me kamion një bllok mermeri 2,85 metra të lartë.

Brenda bllokut, pas ndërhyrjes së policisë u gjet e maskuar sasia prej 670 kg marijuanë. Shqipëri që nga fillimi pohoi se nuk kishte asnjë dijeni se cfarë mbante blloku i mermerit që transportonte. Sipas tij, ngarkesa e destinuar për në Genova, u “devijua” formalisht për në Romë. Ai tregoi se mori një telefonatë në rrugë e sipër, ku e udhëzonin që duhet të shkarkonte në Ferentino.

Mbrojtja u mbështet gjatë procesit gjyqësor në telefonatat e bëra të shoferit me pajtimtarin, pasi dy të parët kishin hequr dorë.

Nga përgjimet u dokumentuan pjesë bisedash të organizatorëve të trafikut për shoferin. Ai cilësohej si “ai i herës tjetër” dhe jo si “miku ynë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat