125 mijë nxënës përfitojnë libra falas, kur nis shpërndarja

Shqipëria

125 mijë nxënës përfitojnë libra falas, kur nis shpërndarja

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 18:32

Në një kohë kur Qeveria miratoi dje vendimin për shpërndarjen e librave falas për fëmijët deri në klasën e katërt, Ministria e Arsimit ka shpjeguar se si do të funksionojë procedura.

Në një prononcim për ‘News24’ drejtoresha e arsimit parauniversitar Zamira Gjini tha se 125 mijë fëmijë përfitojnë librat falas. 

Po ashtu ajo theksoi se tekstet falas duhet të rikthehen në fund të vitit shkollor.

“125 mijë fëmijë përfitojnë librat falas. Qeveria, libra falas për fëmijët e fillores. Tekstet falas duhet të rikthehen në fund të vitit shkollor. 

Shpërndarja e librave falas do të fillojë në shtator. Tekstet do të merren në shkolla me praninë e prindërve”, -tha Gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat