Ja sa është kontributi i Shqipërisë në NATO - Bota Sot
Ja sa është kontributi i Shqipërisë në NATO

Shqipëria

Ja sa është kontributi i Shqipërisë në NATO

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 22:06
Gjatë Samitit të Brukselit

Shqipëria raportohet se shpenzon 1.10 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për NATO-n.

“Zëri i Amerikës” ka publikuar sot një tabelë ku shfaqet në përqindje kontributi i secilit vend anëtar të mbrojtjes në raport me PBB-në.

Siç shihet Shqipëria hyn në grupin e vendeve që nuk kanë një kontribut të lartë në aleancë.

Peshën më të madhe vijojnë ta mbajnë Shtetet e Bashkuara me 3.57 për qind kontribut në raport me PBB-në.

Gjatë Samitit të Brukselit presidenti amerikan Donald Trump kërkoi nga vendet anëtare të aleancën të dyfishojnë në 4 për qind shpenzimet për mbrojtjen.

Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg tha se jemi të gjithë dakord se barra financiare nuk është ndarë në mënyrë të barabartë në aleancë.

“Këtë vit, 8 anëtarë janë angazhuar t’i kushtojnë të paktën 2% të GDP-së mbrojtjes. Ndërsa shumica e aleatëve kanë plane ta bëjnë këtë deri në vitin 2024”, tha Stoltenberg.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera