Berisha uron Kosovën pas rekomandimit pozitiv për vizat

Shqipëria

Berisha uron Kosovën pas rekomandimit pozitiv për vizat

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 22:58
Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me raportin pozitiv të Brukselit për liberalizimin e vizave me Kosovën.

Berisha në një status në Facebook ka thënë se ky është një vlerësim i drejtë i arritjeve reale të rëndësishme të autoriteteve dhe qytetarëve të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Berishës:

Nje urim te perzemert per qytetaret dhe autoritetet e Kosoves!

Te dashur miq, sot Komisioni Europian njoftoi lajmin e shumepritur dhe plotesisht te merituar per heqjen e vizave per qytetaret e Kosoves.

Ky eshte nje vleresim i drejte i arritjeve reale te rendesishme te autoriteteve dhe qytetareve te Kosoves ne plotesimin prej kohesh te standarteve qe bejne te mundur nje vendim te tille historik. Urime te perzemerta! sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat