Zyrtarizohet ardhja e ambasadorit të ri të BE në Tiranë, Luigi Soreca

Shqipëria

Zyrtarizohet ardhja e ambasadorit të ri të BE në Tiranë, Luigi Soreca

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 22:01
Luigi Soreca.

Tashmë është zyrtare, në krye të diplomacisë së BE-së në Shqipëri do të vijë italiani Luigi Soreca.

Lajmi është bërë këtë të enjte zyrtar nga ana e vetë BE-së e cila ka dhënë njoftimin.

Soreca ka qenë drejtuesi i Drejtorisë së Përgjithshme për Emigracionin dhe Punët e Brendshme në KE, një emër mjaft i rëndësishëm në lidhje me politikën në terren, të kryer nga BE për emigracionin dhe zilkërkuesit.

Soreca do të zëvendësojë ambasadoren e BE-së në Tiranë, zonjën Romana Vlahutin, e cila pritet të largohet në ditët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat