Vasili: BE në Bruksel kryqëzon koncesionet, BE në Tiranë hesht - Bota Sot
Vasili: BE në Bruksel kryqëzon koncesionet, BE në Tiranë hesht

Shqipëria

Vasili: BE në Bruksel kryqëzon koncesionet, BE në Tiranë hesht

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 13:42
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI i ka kushtuar një status raportit të Bashkimit Evropian për koncesionet, të cilat i quan një dështim, duke dhënë edhe rekomandime se si të rregullohen.

Vasili shkruan në “Facebook” se ndërsa BE në Bruksel i kryqëzon koncesionet, BE në Tiranë hesht, ndërsa rilindja krihet.

Ai thotë se problemet ekonomike të krijuara nga koncesionet u kanë kushtuar miliarda euro financave publike të Greqisë, Spanjës apo Irlandës.

Vasili risjell në vëmendje projektligjin e LSI-së që kërkon transparencë për koncesionet duke u ndalur dhe tek efektet e tyre por thotë se ky draft është bllokuar nga maxhoranca.

“Ndersa ne Shqiperi koncesionet jane nje histori e qarte hajduterie me pasoja shkaterrimtare, ndonese BE ne Tirane vetem ngazellehet e duartroket pikerisht te kunderten e asaj qe shqeteson maksimalisht BE ne Bruksel. Rilindja si atavizem e konfliktualitetit ekstrem, arrogances provinciale demode dhe antitransparences se bunkerizuar, pengon prej me shume se dy vitesh projektligjin e propozuar nga grupi parlamentar i LSI per koncesionet”, shkruan Vasili.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera