Nis riparimi i rrugëve në Kukës. Ndërhyrje edhe në kanalizime - Bota Sot
Nis riparimi i rrugëve në Kukës. Ndërhyrje edhe në kanalizime

Shqipëria

Nis riparimi i rrugëve në Kukës. Ndërhyrje edhe në kanalizime

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 12:28
Nis riparimi i rrugëve në Kukës. Ndërhyrje edhe në kanalizime

Bashkia e Kukësit, me anë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka nisur një aksion për riparimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit, të cilat janë amortizuar nga koha ose dëmtuar për shkak të punimeve të ndryshme.

Përveç riparimit të rrugëve do të bëhet edhe nivelimi i pusetave të kanalizimeve nëpër rrugët ku ato janë dëmtuar. Kjo ndërhyrje, sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Sabajet Cengu, është bërë në rrugët kryesore dhe në lagjen e re të qytetit, ku është dëmtuar asfalti.

Ndërkohë, Bashkia Kukës vazhdon punën për mirëmbajtjen e rrugëve rurale dhe përgatitjen e tyre për sezonin e dimrit. Sipas një programi të detajuar pune, ndërhyrje do të ketë në kanalet anësore të rrugëve dhe mbushje me çakull në ato pjesë që është e nevojshme.

Puna do të vijojë gjatë gjithë sezonit të verës, për shkak të kushteve favorizuese të motit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera