Çfarë po ndodh në PS? Rama kujton Fatos Nanon

Shqipëria

Çfarë po ndodh në PS? Rama kujton Fatos Nanon

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 14:35
Fatos Nano

Kuvendi është mbledhur sot në një seancë plenare, e fundit për këtë sesion parlamentar. Në rendin e ditës, mes të tjerash, është rifutur për votim edhe pr.ligji i shumëdiskutuar, për gjyqtarët dhe prokurorët.

PD nuk mori pjesë në seancën e sotme, ndërsa LSI ishte e pranishme vetëm në fillim të sencës dhe u largua pas fjalës së nënkryetarit, Luan Rama.

Pas braktisjes së sallës së Kuvendit, në një dalje për mediat, Rama sulmoi ashpër mazhorancën për qëndrimet e kësaj të fundit. Madje ai shkoi pas në vite, ndërsa kujtoi edhe kohën kur ishte pjesë e PS-së, duke risjellë në vëmendje një shprehje të ish-kryetarit të selisë rozë, Fatos Nano.

‘Të lëshojmë pushtet, për të bërë shtet’ ishte një nga shprehjet e Nanos, që sipas Luan Ramës sot nga PS është kthyer; ‘të shkatërrojmë shtetin, për të forcuar pushtetin’.

Gjithashtu ai tha se “Mesazhi i 22 korrikut i vitit 2016 qe me konsensus miratuam ndryshimet kushtetues, është logjika dhe rruga që duhet të ecin faktorët politikë, për të lënë mënjanë interesat. Në Partinë Socialiste, kur kam qenë anëtar i PS, ka pasur një kredo parimore të artikuluar nga kryetari Fatos Nano, i cili thoshte; Të lëshojmë pushtet, për të bërë shtet. Këta të sotmit në fakt po shkatërrojnë shtetin, për të forcuar pushtetin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat