Denoncimi i Berishës: Vetë vjedhin me valixhe, kurse shqiptarëve u kanë ulur rrogat

Shqipëria

Denoncimi i Berishës: Vetë vjedhin me valixhe, kurse shqiptarëve u kanë ulur rrogat

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 21:40
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza në adresë të qeverisë dhe vendimit të saj për të mos rritur pagat e punonjësve.

Disa ditë më parë qeveria mori vendimin për mosrritjen e pagave për mësuesit, mjekët, policët dhe punonjësit e administratës, por vetëm për pensionistët, të cilët do të përfitojnë një shpërblim në fund të muajit.

Berisha e cilëson këtë vendim si një akt të rëndë për xhepat e shqiptarëve, pasi duke patur parasysh inflacionin në vend, pagat jo vetëm që janë ngrirë, por do të “ulen” de fakto pasi çmimet janë rritur.

Statusi i Berishës:

Narkoqeveria ngrin pagat, de facto i ul ato!

Te dashur miq, nderkohe qe vete vjedhin me valixhe parate e takspaguesve para largimit me pushime vendosen te ngrijne pagat e mesuesve, mjekeve, infermiereve, policeve dhe te gjithe punonjesve te tjere te administrates duke anulluar vendimin e meparshem.

Ky eshte nje skandal prej zuzaresh. Ne te vertet me kete akt ata po te kemi parasysh inflacionin i ulin rrogat e punonjesve te shtetit dhe japin nje goditje te rende sherbimeve qytetaret.

Duke denoncuar kete akt te papergjegjshem ju bej thirrje punonjesve te administrates protestoni me te gjitha menyrat kunder Norieges dhe narkoqeverise se tij. sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat