Parashikimi i motit: Vazhdon i nxehti përvëlues - Bota Sot
Parashikimi i motit: Vazhdon i nxehti përvëlues

Shqipëria

Parashikimi i motit: Vazhdon i nxehti përvëlues

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në mesditë kur vranësirat fuqizohen në territor duke gjeneruar rrebeshe të përkohshme shiu në zonat malore dhe pjesërisht në zonat e ulëta.

Ndërsa shtrirja bregdetare mbetet me kthjellime e vranësira të herë pas hershme; më të theksuara kthjellimet në bregdetin Jugor.

Gjatë natës vranësirat shtohen në të gjithë vendin duke sjellë shira të dobët në zonat Lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur ekstremet termike nga 16 në 38°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 1-2 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...