Societe Generale tërhiqet nga Shqipëria

Shqipëria

Societe Generale tërhiqet nga Shqipëria

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 10:37
Banka Societe Generale

Societe Generale, banka e madhe franceze vazhdon të tërhiqet nga tregjet e vogla. Degët e saj në Shqipëri dhe Bullgari do t'i shiten bankës hungareze, OPT, bënë të ditur të enjten institutet financiare. Nuk pati njoftime për çmimin e shitjes  bën të ditur agjencia Reuters.

Societe Generale bëri të ditur se do të tërhiqet nga tregjet, ku ajo nuk ka potencialin e duhur dhe do të përqëndrohet tek tregjet e rëndësishme. Në fillim të korrikut kjo bankë bleu nga banka gjermane Commerzbank fondin ETF në bursë dhe derivatet e aksioneve. Në tremujorin e dytë kjo bankë e rriti fitimin me 9,3% në 1,16 miliardë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat