“Na iku Gaqo Çako, bilbili i Shqipërisë, kurora e dafinës e këngës shqiptare”

Shqipëria

“Na iku Gaqo Çako, bilbili i Shqipërisë, kurora e dafinës e këngës shqiptare”

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 11:38
Gaqo Çako

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të tenorit të njohur shqiptar Gaqo Çako,

Ai shkruan se humbëm bilbilin e Shqipërisë, i cili me këngët e tij na e bëri më të dashur atdheun.

“Na iku Gaqo Çako, një bilbil i Shqipërisë. Gaqo Çako, Artist i Popullit, me këngët për popullin.

Ai ishte kurorë dafine e këngës shqiptare. Këngët e tij na e bënë Shqipërinë më të bukur, më të dashur”, shprehet Ruçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat