“Shpërdorim detyre”, KLSH kallëzon në Prokurori 8 zyrtare të Hipotekës Fier

Shqipëria

“Shpërdorim detyre”, KLSH kallëzon në Prokurori 8 zyrtare të Hipotekës Fier

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 12:01
Ilustrim

Dy ditë pas njoftimit për ZVRPP e Tiranës, KLSH njofton se ka kallëzuar penalisht dhe disa zyrtarë të Hipotekës së Fierit.

Në prokurori janë kallëzuar tre ish regjistrues, tre përgjegjës sektori dhe dy specialistë të këtij institucioni.

Sipas njoftimit të KLSH-së këta persona kanë bërë shkelje nga më të ndryshmet, si regjistrime pa dokumentacionin e duhur ligjor, me mungesë vule, pa verifikime etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat