Integrimi i Shqipërisë në BE, ngrihen struktura edhe në 61 bashkitë e vendit

Shqipëria

Integrimi i Shqipërisë në BE, ngrihen struktura edhe në 61 bashkitë e vendit

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Në pritje të vendimit për hapjen e negociatave në qershor 2019, Shqipëria është duke u përgatitur që të përballojë këtë proces.

Këshilli i Ministrave ka vendosur që në çdo bashki të krijohet struktura e integrimit europian si njësi bazë e vetëqeverisjes vendore. 

Këto struktura do të kenë një sërë funksionesh në kuadër të informimit dhe të zbatimit të një sërë aktivitetesh për qytetarët  që kanë si qëllim  procesin europian.

Mbështetja dhe drejtimi i strukturave administrative të bashkisë për përgatitjen, zbatimin, monitorimin, vlerësimin dhe informimin për projektet e financuara nga programet e asistencës së Bashkimit Evropian për procesin e integrimit evropian në nivel vendor është një tjetër funksion i këtyre njësive.

Nëpërmjet këtyre strukturave do të bëhet informimi në mënyrë periodike i publikut dhe i grupeve të tjera të interesit për procesin e integrimit evropian, për politikat e BE-së dhe mundësitë për përfitim nga asistenca e Bashkimit Evropian, nëpërmjet këndeve të Bashkimit Evropian, të cilat krijohen dhe funksionojnë brenda bashkisë.

Ndërkohë që puna e këtyre njësive do të kontrollohet nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme si dhe nga Ministria e Brendshme, raporton "scan".

Në këtë kuadër do të jetë më e lehtë që bashkitë dhe  publiku të informohen mbi asistencën e Bashkimit Evropian për procesin e integrimit evropian, si dhe për programet e ndryshme të financuara nga BE, prej të cilave përfitojnë njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat