Dalin pamje nga vendi i vetëvrasjes, PD anulon konferencën për shtyp

Shqipëria

Dalin pamje nga vendi i vetëvrasjes, PD anulon konferencën për shtyp

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 14:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, Enkelejda Hallunaj me profesion dentiste është vetëflijuar duke u hedhur nga një pallat në rrugën “Vashko Pasa” në kryeqytet.

Burime policore i thanë gazetarit të Report TV se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:16, ndërkohë që sinjalizimet e para për ngjarjen u dhanë rreth orës 13 e 40.

Ngjarja ndodh një ditë pasi bashkëshorti i saj kaloi testin e vështirë të vetingut.

Nuk dihet ende dinamika e ngjarjes, por Report Tv konfimoi se bashkëshortja e Hallunajt ka shfaqur shenja depresioni pak para se të ndërmerrte aktin e rëndë.

Në vendngjarje kanë nisur hetimet e para, ndërsa mësohet se në vendngjarje ndodhet edhe i ati i dentistes së vetëflijuar.

Nga ana tjetër, ka raportime se PD kishte përgatitur të vijonte denoncimet sot, por ka anuluar një konferencë për shtyp. Hallunaj u sulmua ashpër nga PD një ditë më parë, pasi u tha se ai kaloi vetingun edhe pse ka liruar Arben Frrokun, të akuzuar për vrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat