Shqiptari u ekzekutua në mes të sheshit, dalin pamjet e sigurisë

Shqipëria

Shqiptari u ekzekutua në mes të sheshit, dalin pamjet e sigurisë

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 15:18
Shqiptari i ekzekutuar

Ekzekutohet me arme zjarri një 24-vjeçar shqiptar ne mes te sheshit plot me njerez në nje zone te Barit. Mediat italiane bejne me dije se gjithcka ka ndodhur mbreme ne sheshin Abbazia, ne Corato te Barit. Kane qene dy persona me motor qe e ndoqen nga pas dhe e qelluan pas shpine, duke e qelluar me dy plumba, ne koke dhe mushkeri.

Ne kete video, publikuar ne mediat italiane, e qe thuhet se eshte marre nga kamerat e sigurise, duket momenti i vrasjes se shqiptarit. Viktori eshte ai qe lëviz me pantallona të zeza treçerekshe dhe kanotierë të bardhë, në mes të sheshit, ndërsa qellohet me arme, nga nje motor qe ishte ndaluar aty prane.

Edhe pse ambulanca arriti menjëherë, per te riun shqiptar nuk mund te behej dot asgje, pasi kishte marre plage vdekjeprurese ne koke. Policia ka nisur hetimet per te zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autoret.

Nderkohe qe mediat italiane bejne me dije se shqiptari i ekzekutar eshte Viktorian Pikaku, por nuk ka asnje te dhene per identitetin e autoreve.

Shqiptari kishte precedente per krime te vogla, por nuk ishte pjese e ndonje grupi apo bande kriminale. Nderkohe qe hetimet perfshijne nje vrasja për motive pasionale, pasi dyshohet se i riu ka mbrojtur nje vajze.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat