Pesticidi i rrezikshëm, AKU: Hyn ilegalisht, paditëm një shitës në Lezhë

Shqipëria

Pesticidi i rrezikshëm, AKU: Hyn ilegalisht, paditëm një shitës në Lezhë

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 15:58
Foto

Në kuadër të sezonit turistik dhe garantimit të sigurisë ushqimore, Top Channel pyeti edhe drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për pesticidin e rrezikshëm “Metomil 90”, që hyn kontrabandë në Shqipëri duke iu shmangur edhe filtrave të AKU-së.

“Kontrolli i inputeve ushqimore është një nga komponentët shumë të rëndësishëm që mbulon AKU, në këtë kuadër edhe indiciet ashtu sikurse Top Channl kanë qenë një shtysë më shumë për të trajtuar çështjen në tërësi. Ka rezultate spektakolare krahasimisht me vitin më parë për inputin e produkteve bujqësore. Edhe për pesticidin kemi kontrolluar farmacitë bujqësore. Ju e dini, siç e keni investiguar edhe vetë, mund të futet në sasi shumë të vogla, edhe në xhep mund ta marrë dikush ta kontrabandojë nga kufiri dhe mund të sjellë. Kemi pas raste që i kemi çuar në prokurori, një rast në Lezhë. Jemi të vëmendshëm ndaj çdo lloj zinjalizimi dhe pa dyshim shtysë pozitive ka qenë edhe e juaja dhe ju falenderoj për këtë”, tha Agim Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat