Vrojtuesit e plazhit shpëtojnë 35-vjeçaren në plazhin e Velipojës

Shqipëria

Vrojtuesit e plazhit shpëtojnë 35-vjeçaren në plazhin e Velipojës

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 18:20
Plazhi i Velipojës

Një 35-vjeçare është shpëtuar sot në plazhin e Velipojës.

Vrojtuesit e plazhit, Nikolin Sterkaj dhe Elsamed Beqiri kanë ndërhyrë në kohë derisa arritën që ta nxirrnin ne breg pushuesen.

Pas dhënies se ndihmës së parë, gjendja e 35-vjeçares është normalizuar dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pushuesja pasi kishte hyrë në ujërat e bregdetit të Adriatikut, disa metra larg bregut atë e ka kapur ngërçi, duke pirë për pasojë një sasi të konsiderueshme uji dhe ka rrezikuar mbytjen.

Ajo ka kërkuar ndihmë dhe fatmirësisht ngjarja ka ndodhur në afërsi të një subjekti privat ku ka pasur roje sigurie, i cili ka ndërhyrë dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e saj në breg. Asaj iu dha ndihma e parë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Ndryshe, çdo subjekt privat duhet të ketë dhe një vrojtues plazhi, ndërsa kullat e vrojtimit duhet të jenë në çdo 200-250 metra plazh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat