Kujdes kur bëni hedhje e zhytje në plazhet e jugut, shqiptarit i thyhet shtylla kurrizore

Shqipëria

Kujdes kur bëni hedhje e zhytje në plazhet e jugut, shqiptarit i thyhet shtylla kurrizore

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 18:59
Ksamil

Një pushues nga Burreli ka pësuar një dëmtim të rëndë teksa po lahej në plazhin e Ksamilit.

Një zhytje e gabuar në det ka sjellë dëmtimin serioz të shtyllës kurriroze të 43 vjeçarit, i identifikuar si shtetasi Defrim Valteri. 

Burri në momentet e zhytjes ka hasur në një shtresë rëre e për pasojë ka pësuar thyerje të shtyllës kurrizore.

Ndihma e parë është dhënë në plazhin e Ksamilit, ndërsa më pas 43 vjeçari është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Tiranës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat