Zyrtarizohet mësimi shqip në diasporë, Meta dekreton ligjin

Shqipëria

Zyrtarizohet mësimi shqip në diasporë, Meta dekreton ligjin

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 19:51
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar këtë të enjte ligjin nr. 48/2018, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012 për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, ku janë përfshirë propozimet e parashtruara në Strategjinë e re për Diasporën.
Mbi bazë të këtij ligji, Ministria e Arsimit do të krijojë regjistrin shtetëror të mësuesve të gjuhës dhe kulturës shqiptare jashtë vendit dhe do të pajisë me certifikatë nxënësit pas përfundimit të programit.

Kriteret për krijimin e regjistrit shtetëror dhe dhënien e certifikatës miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për arsimin.

Gjithashtu, një tjetër shtesë e rëndësishme është përfshirja e përfaqësuesit të ministrisë përgjegjëse për Diasporën në Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat