Parashikimi i motit: Një ditë me luhatje

Shqipëria

Parashikimi i motit: Një ditë me luhatje

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 08:20

Gjatë gjithë ditës moti mbetet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat gjenerojnë shira të dobët në zonat Lindore.

Sërish pas mesditës vranësirat fuqizohen duke sjellë shira mesatarë dhe lokalisht intensivë në Lindje dhe Juglindje të vendit si edhe rrebeshe të izoluara në Qendër dhe Jug të vendit.

Mbrëmja përmirëson dukshëm motin në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë konstante gjatë mëngjesit, por mesdita sjell një rënie të lehtë me 1-2°C kur pritet maksimumi 36-37°C.

Era do fryjë e lehtë, por mesatare në mbrëmje, me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat