Ironia e ish-ministrit: Po kur thonë që vettingu është i pavarur ...

Shqipëria

Ironia e ish-ministrit: Po kur thonë që vettingu është i pavarur ...

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 13:37
Ish-ministri Ylli Manjani

Ish-ministri Ylli Manjani është ironik me deklaratat e fundit të bëra nga kryeministri Edi Rama, se vettingu është një proces i pavarur.

Sipas Manjanit, e vërtetë është që ndonjëherë është i pavarur nga Rama sepse është i varur nga Fatmir Xhafaj.

‘Ka edhe raste që nuk varet nga Kryeministria, sepse varet nga Ministria e Brendshme’, shkruan Ylli Manjani në Facebook.

Po kur thonë që vetting-u është i pavarur?!

Ka edhe raste që nuk varet nga Kryeministria, sepse varet nga Ministria e Brendshme.

Shumë interesante duket loja, kur e sheh si lojë e brendshme pushteti!

Por vetting të pavarur nuk ka!

Gjykatësit dhe prokurorët nuk e dinë me kë duhet ta “mbajnë mirë”?! Me Kryeministrinë apo me (Krye)Ministrinë e Brendshme?!

Veç me drejtësinë nuk mund ta “mbajnë mirë”!

Rroftë vettingu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat