Majko: Nëse duam që emigrantët të votojnë duhet ndryshuar Kushtetuta

Shqipëria

Majko: Nëse duam që emigrantët të votojnë duhet ndryshuar Kushtetuta

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 17:13
Pandeli Majko

Vota e emigrantëve do të kërkojë sërish që maxhoranca dhe opozita të bashkojnë votat për të mundësuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që do të duhen për të bërë realitet atë që të gjithë e kanë premtuar prej thuajse 20 vitesh.

Ministri për Diasporën Pandeli Majko shprehet se në qarqet e maxhorancës është diskutuar nevoja për ndërhyrjen në Kushtetutën shqiptare.

“Ajo qe unë kam frikë është në duhet të prekim Kushtetutën. Pasi një nga sistemet apo modeli i përshtatshëm për pjesëmarrjen e diasporës do të kërkojë ndryshimin e formulës së zgjedhjes së deputetëve. Për fat të keq jemi treguar shumë detajistë për sa i përket Kodit Zgjedhor në ndryshimet kushtetuese të 2009 për shkak të mosbesimit që kishin palët.”- u shpreh Ministri.

Por votimi i emigrantëve mbart me vete një sërë problematikash, zgjidhja e të cilave nuk është e thjeshtë.

“Një nga shanset që kemi dhe që mund të kryhet pa shpenzime. Të gjithë shtetasve shqiptar tani ju plotësohet 10-vjeçari i përdorimit të dokumeteve të identifikimit. Do të thotë të gjithë duke filluar nga Presidenti i Republikës duhet të ribëjnë pasaportat. Është momenti kur të specifikohet dhe adresa dhe të vendoset ajo permanente jashtë shtetit, jo adresa që kanë patur kur jetonin në Shqipëri.”-tha Majko.

Në Korrik Kuvendi miratoi rezolutën e parë për diasporën me votat e shumicës parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat