Alarmi në burgjet shqiptare: Qindra të sëmurë mendorë tentojnë vetëvrasjen në qeli!

Shqipëria

Alarmi në burgjet shqiptare: Qindra të sëmurë mendorë tentojnë vetëvrasjen në qeli!

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

716 të burgosur në Shqipëri vuajnë nga probleme mendore. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko, shifra është alarmante.

 269 janë shpallur me vendim gjykate si të paaftë mendërisht, por për shkak të krimit të rëndë që kanë kryer, mbahen në spitalin – burg të Zaharisë. Ndërsa pjesa tjetër janë ekzaminuar pasi kishin filluar vuajtjen e dënimit.

Çuko: Ne kemi në sistem me mjekim të detyruar me vendim gjykate. Kategoria e dytë janë diagnostikuar nga personeli shëndetësor që shërben në burgje dhe mjekët e tjerë të spitaleve.

Numri është tepër i lartë, duke qenë se të burgosurit në burgje dhe paragurbim janë në total 5500. Sipas drejtorit Çuko, tentativat e vetëvrasjeve të kësaj kategorie janë pothuasje të përditshme.

Çuko: I kemi larguar nga sektorët e tjerë të burgosurve dhe kemi hapur seksione të veçanta vetëm për ta. Kemi shtuar vëmendjen, sigurimin, psikologët... kuptohet se vetë natyra e sëmundjes, ka shumë tentativa për vetëvrasje nga ata... i kemi shmangur ,por ky rrezik qëndron çdo ditë.

Një tjetër problem për Drejtorinë e Burgjeve është edhe mungesa e psikiatërve.

Çuko: Kjo kategori ësht shumë e konsiderueshme. E vërteta është se ne kemi mungesë mjekësh në këtë sektor, një mungesë shqetësuese mjekësh.

Së shpejti burgu i Lezhës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit dhe do të kthehet në spital për të dënuarit me probleme të shëndetit mendor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat