Test fizik për forcat tokësore shqiptare, kush nuk i kalon shkon në shtëpi!

Shqipëria

Test fizik për forcat tokësore shqiptare, kush nuk i kalon shkon në shtëpi!

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 21:40
Ushtria shqiptare

Të gjithë pjesëtarë te Forcave të Armatosura që ndodhen në sektorin e focave fizike do t’i nënshtrohen një testi fizik me norma dhe nëse ky test nuk kalohet, atëherë ndëshkimi do të jetë largimi nga vendi i punës.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Kollçaku.

“Në shtator –tetor do të bëhet testimi fizik i të gjithë Forcës Tokësore përfshirë edhe batalionin special. Të gjithë ata që nuk do të kapin normat në mënyrë graduale, do t’ua u lënë vendin nënoficerëve të rinj. Ne nuk do të harrojmë dhe nuk do të flakim në rrugë asnjë nga asetet më të mira që kemi në Forcat Speciale, por natyrisht për shkak të moshës dhe pamundësisë fizike, një pjesë e tyre do të vijojnë karrierën në Shkollën e Trupës, në Akademinë e Oficerëve, në Akademinë FA-ve apo në strukturat e kërkim – shpëtimit.”- theksoi gjeneral brigade Kollçaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat