Denoncimi/ Ja si Rama i mashtroi shqiptarët për patentat! Nuk njihen nga pala greke

Shqipëria

Denoncimi/ Ja si Rama i mashtroi shqiptarët për patentat! Nuk njihen nga pala greke

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 23:46
Edi Rama

Lajmi por njohjen e patentave shqiptare në Greqi, mesa duket ka qenë mashtrimi i radhës i qeverisë shqiptare. Janë të shumtë emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj, të cilët denoncojnë këtë mashtrim të radhës.

Sipas tyre patenta shqiptare nuk njihet nga autoritet greke, dhe as marrëveshja që kryeministri Rama pretendon se është lidhur me vendin fqinj.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Berisha në facebook.

Ja postimi i ish-kryeministri:  

Habi e madhe?!

Emigranti dixhital nxjerr rrenacak piktorin dështak!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“pershendetje Zoti Berisha

. kam par disa nga lejmet genjeshtr te edi rames per njohjen e patenave shqiptare ne greqi... sapo na ndali policia greke dhe terhoqi direkt patenten dhe sa e ka degjuar kun kete marrveshje....flm nese e beni publike..”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat