Grabiti 2 kg flori me vlerë 56 milionë lekë, arrestohet autori

Shqipëria

Grabiti 2 kg flori me vlerë 56 milionë lekë, arrestohet autori

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 10:03
Operacioni "Argjendaria”

Në finalizim të operacionit të koduar "Argjendaria”, policia e Durrësit vuri në pranga personin që grabiti 2 kilogram flori.

Bëhet me dije se ai akuzohet si autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë të një argjendarie  në bulevard kryesor, në vlerën rreth 5.6 milionë lekë.

Robert Hasmuça 22 vjeç, banues në Tiranë në bashkëpunim me një shtetas tjetër në lagjen Nr.4 kanë vjedhur me dhunë një argjendari ku kanë marrë rreth 2 kg flori me vlerë rreth 5.6 milionë lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja me dhunë " në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat