“Furtunë” në bregdet, bllokohen të tjerë biznese

Shqipëria

“Furtunë” në bregdet, bllokohen të tjerë biznese

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 11:27
Ilustrim

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vijuar bllokimin e bizneseve që ushtrojnë aktivitet ekonomik në zonat turistike në kundërshtim me ligjin.

Strukturat e Zbatimit pranë DPT kanë marrë një sërë masash ndaj disa subjekteve kryesisht në zonat bregdetare, si dhe në kryeqytet kryesisht për moslëshim kuponi tatimor hera e dytë. Referuar të dhënave të DPT, u morën masa:

– Për subjektin Eglantina Glacaj, me vendndodhje Vlorë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së.

– Për subjektin Florie Gllava, me vendndodhje Vlorë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së.

– Për subjektin Bego Çapaj, me vendndodhje Llogara, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Haki Balla, me vendndodhje Durrës, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së.

– Për subjektin Xhemile Çala, me vendndodhje Durrës, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Arben Carka, me vendndodhje Tiranë, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.

-Për subjektin Donjet Mika, me vendndodhje Tiranë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së.

Administrata Tatimore njofton se do të jetë prezentë në terren në çdo biznes për të këshilluar dhe asistuar sipërmarrjet të korrigjojnë përgjegjësinë tatimore, duke bërë apel që të respektojnë detyrimet ligjore përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat