Edhe Shqipëria si Franca, ndalon celularët në shkolla, si pritet të funksionojë

Shqipëria

Edhe Shqipëria si Franca, ndalon celularët në shkolla, si pritet të funksionojë

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 12:52
Ilustrim

Anila Ferizaj, Përgjegjëse e Sektorit të Programeve të Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar, ka sqaruar skemën që pritet të aplikohet në shkolla për ndalimin e celularit.

Ferizaj ka thënë se skema do të funksionojë në bashkëpunim me prindërit dhe stafet e shkollave.

Sipas MAS, çdo prind që do të dojë të kontaktojë me fëmijët e tij, do t’a realizojë përmes telefonave celularë që pritet të kenë stafet respektive të çdo shkolle.

“Ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i prindërve dhe mësuesve se nxënësit e përdorin telefonin gjatë orës së mësimit. Nuk po zbatoheshin rregullat. Nga shqetësimi i ngritur, u vendos që ky të ishte një urdhër, e të ishte një masë më e fortë. Duke qenë se kemi mbështetjen e plotë të prindërve, ata na kanë telefonuar, por edhe Këshilli Kombëtar i Prindërve na mbështeti. Duke bashkëpunuar me to organizma, urdhri besojmë se do zbatohet. Ishte në rregullore të brendshme, por nuk po zbatohej”, tha Anila Ferizaj, përgjegjëse e sektorit të programeve të zhvillimit në MAS për Report TV.

E pyetur lidhur me zbatimin e urdhrit, dhe me masat e tjera, Ferizaj tha se në mjedise të veçanta do ruhen telefonat e nxënësve deri në përfundim të orëve të mësimit.

“Ne tani e kemi nxjerrë si urdhër, por do vazhdojmë me masa të tjera.

Shkolla të ndryshme do e bëjnë menaxhimin sipas specifikave të caktuara. Në mjedise të veçanta do mbahen telefonat. Telefonat do të jenë në dispozicion të prindërve. Çdo prind do ketë mundësi të flasë me fëmijët. Do ketë masa. Kontrollin do e bëjë stafi mësimor, nga drejtori tek mësuesi.

Një shkollë me shumë nxënës në Tiranë ka përgatitur vetë skemën e funksionimit, ku në disa dollapë ku do mbahen telefonat për çdo nxënës.

Mësuesit dhe prindërit kanë qenë nxitësit kryesorë të kësaj nisme. Na kanë ardhur e-maile. Do të shohim si do reagojnë nxënësit. Interesi kryesor është i nxënësve. Nuk mund të themi 100% por situata do të jetë më mirë, dhe do të ulet përdorimi i telefonave.  Stafi do ketë 2-3 numra celularësh për të kontaktuar me fëmijët. Kemi një staf që çfarëdolloj gjëje që duan prindërit, mund t’ju përgjigjen”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat