Opozita: Po na shkelin turistët me këmbë

Shqipëria

Opozita: Po na shkelin turistët me këmbë

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 15:07
Plazhi shqiptar

Pak ditë më parë ministri i Turizmit Blendi Klosi u shpreh se krahasuar me një vit më parë është rritur ndjeshëm numri i turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre verore.

Sipas tij këtë vit janë futur në Shqipëri 17 % më shumë shtetas të huaj.

Por duket se këto shifra të ministrit bien ndesh me atë se çfarë ndodh në të vërtet në plazhet shqiptare dhe këtë e vërtetojnë fotot e publikuara edhe nga deputetët e opozitës.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka bën ironi duke postuar foto të plazheve bosh nën dixhiturën: Po na shkelin turistët me këmbë.

“E shtune, 4 gusht ora 11.00.

Po na shkelin turistet me kembe...”, shkruan Paloka.

Edhe deputeti tjetër i opozitës, Klevis Balliu publikon foto nga plazhi i Borshit në “shkretëtirë.

“SHQIPTARË NUK KANË PARA, PLAZHET BOSH

KY ËSHTË BORSHI SOT

I braktisur nga pushuesit.

PAMJE E TRISHTË

Në pikun e sezonit turistik një nga perlat e bregdetit tonë në orën 10 e 30 është totalisht BOSH.

Plazhet shqiptare janë braktisur nga pushuesit pasi qytetarët nuk kanë para për pushime.

VARFËRIA dhe skamja kanë mbytur qytetarët shqiptarë. Ata mezi po shtyjnë muajn ndërsa plazhin dhe pushimet as nuk i mendojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat