Visar Zhiti: Shqipëria burgosi veten e saj, në dosje gjeta spiunët

Shqipëria

Visar Zhiti: Shqipëria burgosi veten e saj, në dosje gjeta spiunët

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 00:50
Visar Zhiti

Visar Zhiti, poet dhe shkrimtar i njohur, ish i burgosur i komunizmit, thotë se duke i hedhur atij prangat, Shqipëria burgosi veten e saj.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ai thotë se ashtu si shumë bashkëvuajtës të tjerë, ka gjetur dosjen e tij që është plot me pseudonime të njerëzve të cilët e spiunuan dhe e burgosën, vetëm e vetëm se kishte shkruar disa poezi.

“Vuajtja na mëson të dimë të duam”, tha zoti Zhiti në intervistën me kolegun tonë Ilir Ikonomi, në një park të Uashingtonit. Shkrimtari, i cili sapo ka përfunduar detyrën në Ambasadën e Shqipërisë në kryeqytetin amerikan, rrëfen vitet e tij të burgut, formimin si poet dhe ndjeshmëritë e jetës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat