Shtohet rreziku për zjarre në Shqipëri, cilat janë zonat më alarmante

Shqipëria

Shtohet rreziku për zjarre në Shqipëri, cilat janë zonat më alarmante

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Ditët e fundit në Shqipëri janë regjistruar temperatura mjaft të larta, por sa i rrezikuar është vendi nga zjarret!

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se në qarqet Dibër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër pritet rrezik i ulët.

Ndërsa në qarqet e tjera pritet nivel “i moderuar”.

Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Kukës (Qendër), qarku Elbasan (Perëndim) dhe qarku Gjirokastër (Qendër).

Rreziku do te jete me i larte gjate ditës se nesërme.

Sipas IGJEUM Sot pasdite dhe nesër mundësitë për reshje janë shumë të vogla, disi më të larta në qarkun e Kukësit, ku priten reshje lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë shtrëngate, më të mundshme në zonat malore gjatë pasditeve.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 22 / 34 °C, në vendet e ulëta: 21 / 35 °C dhe në vendet malore: 14 / 28 °C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat